Loading the player...

Report TV - Mot i keq në Vlorë e Durrës/ Pezullohen lundrimet, shkak era e fortë

  • Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka bërë trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë. Kjo pasi për shkak të motit fuqia e erës do shtohet gjatë orëve në vijim.nnNë det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 balle, lartësia e dallgës do të shkojë deri në 5 metra, ndërsa shpejtësia e erës arrin deri në 15-20 m/s. Një mot i tillë sjell dhe paralizimin e lundrimit në det të mjeteve lundruese.nnPër banorët e qytetit një paralajmërim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës, e cila i ka kërkua ratyre që të rrinë larg objekteve të pasigurta në lartësi pranë objekteve të tyre të banimit.nnSa i përket gjendjes në portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare për erëra të forta me shpejtësi që arrin deri 20 m/s. Ndërsa deti do të arrijë forcën 7-8 ballë.nnPër shkak të motit, peshkarexhave dhe anijeve të tonazhit të vogël iu është pezulluar lundrimi.

    Category : Музыка

    #report#tv#mot#keq#ë#vlorë#durrë#pezullohen#lundrimet#shkak#era#fortë

    0 Comments and 0 replies
arrow_drop_up